Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Braçe: Taksoni ndërtesat në zonat rezidenciale dhe në bregdet! Ibrahimaj: Do jenë pjesë e ligjit të ri për taksimin e pasurive

14:28 / November 22, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe propozon të TVSH për ndërtesat në zonat rezidenciale dhe ato në bregdet. Sipas deputetit të PS, përjashtimi i këtyre ndërtesave nga TVSH-ja po dëmton turizmin dhe denatyron mjedisin. Sipas tij nga ndërtimet në zonat periferike po zhduket koncepti i fshatit.   Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha këto propozime do të përfshihen në ligjin e ri që do të bëhet për taksimin e pasurive. Braçe pati një debat edhe me kreun e Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi.

Braçe: Propozoj që të hiqet përjashtimi për furnizimin e ndërtesave apo i pjesëve të një ndërtese, si edhe furnizimi i tokës, në të cilën qëndron ndërtesa, përveç furnizimit të procesit të ndërtimit.

Shalsi: Faleminderit

Braçe: Ca faleminderit ca faleminderit, një herë flet ti një herë flet ajo më lini ta mbaroj. Propozoj të hiqet përjashtimi për furnizimin me tokë dhe përjashtimi për shitjen e parë. Përjashtimi të hiqet për ndërtesat rezidenciale jashtë zonave urbane dhe në zonat bregdetare. E bëj këtë propozim për arsye turistike, modeli ynë i turizmit me ndërtesa, që shiten tek individë që e përdorin vetëm një muaj për turizëm po shkatërron turizmin. Nëse duam ti japim hapësirë, duhet ti kishim dhënë hapësirë strukturave turistike, që përdoren për turizëm jo për tu shitur. Ti vëmë fre historisë që edhe po na zë tokën bregdetare, po zë edhe periferinë e Tiranës por edhe po përhapet pasivisht në çdo periferi të çdo qyteti. Po na denatyrojnë edhe fshatin, fshati natyral nuk ekziston më as në librat e shkollës.

Ibrahimaj: Sa i takon propozimit të Braçes, përgjigja jonë është që ka shumë masa që do jenë pjesë e strategjisë afatmesme. Ne jemi duke punuar për një ligj për tatimin mbi të ardhurat dhe për ligj të ri për taksimin e pasurive ku futet shitblerja e pronave. Nuk duam të bëjmë ndërhyrje të nxituara, kemi vendosur që këto taksa që prekin ndërtimin, të përfshihen në ligjin e ri.

Braçe: Shumë mirë që po e bëni të studiuar pjesën e ndërtimit, më së shumti të ndërtimit të shtrenjtë që e shet vilën 1 milionë euro. Pse nuk e mendoni kaq gjatë edhe përjashtimin e bujkut? Këtyre njerëzve u janë bërë favore, duhet ti thuhet stop furnizimit me 0 TVSH. Meqë këta marrin leje për të ndërtuar në zona rezidenciale për turizëm, duhet tua bëjmë të shtrenjtë shitjen e parë të tyre që të mos denatyrojnë lejen. E marrin lejen për turizëm dhe më pas e shesin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:19 / September 23, 2026

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu për trafik droge dhe pastrim parash, është quajtur “bosi i bosave” shqiptarë

21:22 / September 23, 2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

20:15 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.