Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paketa fiskale e biznesit të vogël, Rama: Do çlirohen nga makthi i inspektorëve

17:31 / November 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama taksa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë prezantimit të paketës fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot janë 2400 biznese të vogla më shumë se para mbylljes totale nga pandemi. Rol të rëndësishëm në rritjen e kësaj shifra sipas Ramës ka luajtur dhe mbështetja që u dhanë bizneseve të vogla gjatë pandemisë.

“Sot ne kemi shifrën tjetër të rëndësishme për rimarrjen e të gjithë ritmit nga biznesi i vogël pas mbylljes dramatike nga pandemia. Në tetor të 2021 janë 2400 biznese më shumë sesa përpara mbylljes nga pandemia. Patjetër që ka pasur biznese që kanë mbyllur aktivitetin, është normaliteti i këtij sistemi që kemi zgjedhur, por ka pasur dhe nga ata që kanë hapur, madje më shumë ka nga ata që kanë hapur. 2400 biznese të vogla më shumë, me siguri ka luajtur rol edhe mbështetja që u dhamë bizneseve të vogla gjatë pandemisë, duke ua hequr lakun nga fyti, pa qenë në kthetrat e falimentimit”.

Ai ka bërë dhe një krahasim të sistemit tatimor sot me para vitit 2013.

“Tanimë kosolidojmë një pozicion të fituar të biznesit të vogël duke vazhduar të mbajmë një regjim me taksë 0 mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla dhe nga ana tjetër pa tvsh deri në 100 milion xhiro. Dua të sjell këtu një shifër apo disa shifra por duke filluar nga njëra e cila është shumë kuptimplotë. Unë për të pasur pamjen e situatës ku ndodhemi duke u nisur nga ku e ndërmorëm këtë përpjekje në krye të herës, bizneset ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10%.

Sot bizneset e vogla janë 110 mijë dhe tatohen 0. Kjo vjen edhe për tu thënë të gjithë atyre që flasin për mbyllje dhe shkatërrime dhe në rradhë të parë atyre që bien pre e kësaj lloj propagande se në terrenin e fakteve dhe shifrave biznesi i vogël është forca më e përkrahur nga qeveritë tona. Tjetra që prapë është dmth, edhe pse ishin 60 mijë gjatë periudhës 2006 2013 kanë paguar 90 mln lekë tatime. Nga 2014 në 2021 kanë paguar vetëm 5.7 miliardë tatime, pra 3 herë më pak. Diferenca s’ka ikur në lumë por ka hyrë në familjet e sipërmarrësve të vegjël. Bëhet fjalë për një diferencë jo të vogël”, shtoi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.