Në një intervistë televizive ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka sulmuar publikisht kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke thënë se ishte në Gjermani kur Basha i shkoi atje për t’i kërkuar anulimin e zgjedhjeve pasi situata po dilte nga kontrolli pas protestave të dhunshme.
Por kjo akuzë është hedhur poshtë nga Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Çlirim Gjata, i cili ka thënë gjatë një interviste televizive se Meta e ka tepruar me këto deklarata. Sipas tij, këto janë shprehje tipike shqiptare që nuk vlejnë të thuhen nga një politikan.
“Këtu u fol që nga trekëndëshi i bermudës deri në Gjermani. S’jam dakord me këto,’ se ishte në Gjermani më foli në gjunjë me lot në sy’. Këto janë tipike shqiptare, s’jam dakord me Metën. Po e filloj me Bashën që hapi një font me Berishën dhe me eksponentë të ndryshëm. Hapi një betejë tjetër me zotin Meta tani ka një betejë të madhe me Berishën”, tha ai.
Gjata nuk bashkohet me Metën as kur ai thotë se djegia e mandateve ishte gabim. Sipas tij Basha beri gabim që nuk i shkoi këtij qëllimi deri në fund, për të rrëzuar qeverinë Rama.
“Sa i takon Metës një gjë s’jam dakord sa i përket djegies së mandateve. Gabimi nuk ishte te djegia e mandateve si aksion politik por si shkoi veprimit deri në fund. Rrëzimi i regjimit të Edi Ramës. Këto me gjunjë me lot s’i shkojnë presidentit, duhen lënë. Unë e gjykoj ndryshe djegien e mandateve, secili ka mendimin e vetë”, tha ai.
Meta tha se edhe Bashës në Gjermani i kishin thënë të mos digjte mandatet dhe të ç‘ tensiononte situatën.