Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Objekti pa leje te llixhat në Elbasan çon në pranga ish-kryeinspektorin e IVMT dhe një ndërtues

09:37 / November 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia elbasan 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Llixha” ku si rezultat janë arrestuar dy persona, ish-kryeinspektori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan dhe një person, i cili po ndërtonte objekt pa leje aty pranë me hapësirë 1200 metër katror. Po ashtu është proceduar penalisht edhe një inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit po në këtë bashki.

“Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M. Q., 38 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ish-kryeinspektor i Isnpektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe N. K., 50 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndërtonte pa leje.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë inspektor në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes të Territorit, bashkia Elbasan”, njofton policia.

Arrestimi i tyre u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik–Financiar në DVP Elbasan, në lidhje me një ndërtim pa leje në sipërfaqe të madhe ndërtimore në zonën e llixhave, Njësia Administrative Tregan, Elbasan, është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e institucioneve shtetërore, kryesisht të Inspektorateve të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan.

“Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me këtë rast ka rezultuar se në muajin janar dhe shkurt 2021 të jetë bërë ndërtim pa leje me sipërfaqe 1200 m katror, në dy kate, nga shtetasi N. K., në vendin e quajtur “Llixha”, dhe në vijim të jetë aplikuar për legalizim tek AKSH.

Po nga hetimet dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tyre, shtetasit M. Q. dhe A. Z., të kenë favorizuar këtë shtetas për të kryer ndërtimin pa leje”, bën me dije policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, ndërkohë materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:19 / September 23, 2026

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu për trafik droge dhe pastrim parash, është quajtur “bosi i bosave” shqiptarë

21:22 / September 23, 2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

20:15 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.