Gjykata e Apelit në Tiranë ka konfirmuar dënimin me burg të përjetshëm për Erdet Capokun, i cili akuzohet për vrasjen e kunatës.
Çapoku u dënua për vrasjen e kunatës së tij Enkeleda Çapokun, të cilën e ekzekutoi në janar të vitit 2020 në sy të vajzës së mitur, raporton gazetarja Anila Hoxha.
Enkeleda Çapo, u vra në dhomën e saj të gjumit, teksa flinte me vajzën 18 vjeçe. Mbrëmjen e së enjtes, vëllai i burrit hyri me forcë në shtëpi dhe personi i parë me të cilin është përballur ka qenë mamaja e Enkeledës, të cilën e ai e ka goditur, dhe me pas ka shkuar në dhomën ku Enkeleda flinte. Ai e ka goditur Enkeledën me mjete të forta duke i shkaktuar asaj vdekjen në vend.
