Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia Rrugore arreston 10 shoferë, 19 të proceduar, 762 janë gjobitur

13:35 / November 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 3 e1637670646386
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore e Lezhës njofton se gjatë gjatë javës që lamë pas janë proceduar penalisht 29 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur deri në masën 1.32 mg/l, nga të cilët 10 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë dhe 19 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Po ashtu janë vendosur 762 masa administrative, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 180 për parakalime të gabuara, 226 për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë, 60 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 15 për përdorim të celularit dhe 266 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet me radar dhe drager, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe tej normave të lejuara të shpejtësisë duke u bërë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasojë jetën.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë tërhequr 11 leje drejtimi për përdorim të pijeve alkoolike, 20 leje drejtimi për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë, si dhe janë vendosur 180 masa administrative për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme.

Po gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 7 shtetas.

Është bërë bllokimi i 4 mjeteve, për mungesë dokumentacioni, si dhe i 7 mjeteve të tjera që qarkullonin me masa administrative të pashlyera.

Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 drejtues mjeti, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e DVP Lezhë është e vendosur për të ndëshkuar cilindo shkelës të Kodit Rrugor, i cili duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor kthehet në burim aksidenti për veten e tij dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë dhe profesional.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:19 / September 23, 2026

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu për trafik droge dhe pastrim parash, është quajtur “bosi i bosave” shqiptarë

21:22 / September 23, 2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

20:15 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.