Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

SPAK me laborator të ekspertizës digjitale: Me fondet e konfiskuara të grupeve kriminale

16:39 / November 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ndërinstitucional për masat kundër Krimit të Organizuar.

SPAK njofton ngritjen e laboratorit të ekspertizës digjitale.

Laboratori është ngritur duke shfrytëzuar fondet e konfiskuara të grupeve kriminale, në bazë të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, fonde të cilat Komiteti Ndërinstitucional ia ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme, bazuar në një projekt të detajuar të paraqitur nga SPAK.

Njoftimi:

Në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot në datë 23.11.2021 u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ndërinstitucional për masat kundër Krimit të Organizuar.

Komiteti Ndërinstitucional është i ngritur në zbatim të parashikimeve të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (i ndryshuar).

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme prezantoi para Komitetit Ndërinstitucional punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme në drejtim të ngritjes së laboratorit të ekspertizës digjitale në ambientet e SPAK.

Laboratori është ngritur duke shfrytëzuar fondet e konfiskuara të grupeve kriminale në kuadër të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009, fonde të cilat Komiteti Ndërinstitucional ia ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme, bazuar në një projekt të detajuar të paraqitur nga SPAK.

Pjesëmarrësit në takim vlerësuan rëndësinë e përdorimit me efektivitet dhe për qëllimin e duhur të fondeve që u konfiskohen grupeve kriminale.

Ata konstatuan se duhet vazhduar në këtë drejtim, pra në vënien në dispozicion të fondeve të konfiskuara organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim rritjen e kapaciteteve teknike të tyre, si dhe rritjen e efektivitetit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.