Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

4 qytetarë humbin betejën me COVID, 556 qytetarë të infektuar

18:21 / November 23, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Infektivi 12 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

4 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3960 testime të kryera kanë rezultuar 556 qytetarë të infektuar me virus.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar nga Përmeti 60 vjeç, një qytetar nga Fier 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 78 dhe 81 vjeç“, raporton ministria.

556 qytetarët e infektuar kanë rezultuar pozitivë në këto bashki: 220 në Tiranë, 31 në Fier, Elbasan, 21 në Durrës, 20 në Shkodër, 18 në Sarandë, 17 në Gjirokastër, 15 në Kamëz, Berat, 14 në Lushnje, Mallakastër, 11 në Skrapar, 10 në Vlorë, Pogradec, 8 në Përmet, 7 në Pukë, 6 në Kurbin, Kuçovë, 5 në Divjakë, Këlcyrë, Korçë, Gramsh, 4 në Lezhë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Dimal, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Selenicë, Cërrik, Librazhd, 2 në Shijak, Vorë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Dropull, Belsh.

Në të gjithë vendin janë 7,847 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 698 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,267 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.

Statistika (23 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 556
Të shëruar në 24 orë 698
Të shtruar në spitale 150
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3,960

Testime totale 1,376,320
Raste pozitive 197,167
Raste të shëruara 186,267
Raste Aktive 7,847
Humbje jete 3,053

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,234
Fier 636
Gjirokastër 545
Shkodër 464
Berat 458
Durrës 388
Elbasan 361
Vlorë 254
Korçë 211
Lezhë 170
Dibër 65
Kukës 61

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.