Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Orikumit në Vlorë.
Mësohet se disa persona janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, pas disa debateve që kanë zhvilluar mes tyre. Në debat e sipër, një prej personave ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar me armë.
Nuk dihet nëse ka pasur të plagosur si pasojë e të shtënave, por një person është paraqitur me plagë në kokë në spitalin e Vlorës.
Paraprakisht raportohet se nuk dihet nëse personi në fjalë është plagosur si pasojë e të shtënave me armë apo nga një goditje me qytën e pistoletës.