Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestimi i politikanëve të korruptuar, Kim: Ky është vetëm fillimi, institucionet të jenë të pavarura

10:28 / November 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka paralajmëruar se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pastrimi i politikës nga elementët e korruptuar është vetëm fillimi. Kim tha se e vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është që të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit.

“Kur njerëzit e ndershëm shohin politikanë të korruptuar ata humbasin besimin në sistem. Atyre duhet t’u garantohet se do të kenë çdo shans përballë njerëzve të tillë. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit.

Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, arrestimi i politikanëve. Ky është vetëm fillimi. Ne po shohim një epokë të re. Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria po merr fund. 60-65 ton heroinë kontrabandohen në rajon gjatë vitit. Kjo tregon që trafikimi mund të ndodhë vetëm me ndihmën e aktorëve shtetërorë.

Trafikimi i qenieve njerëzore është rritur gjithashtu. Mijëra emigrantë kalojnë përmes Shqipërisë për në BE. Korrupsioni luan një rol në këtë gjë. Grupe e krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë. Ajo për të cilën jemi për të folur këtu sot është se si ministria e Brendshme mund ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë. Duhet të rritet transparenca dhe llogaridhënia”, tha Yuri Kim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Europa i përgjigjet Rusisë: Siguria e kontinentit nuk mund të vendoset pa europianët në tryezën e negociatave

17:03 / November 12, 2026

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë, disa të plagosur. Autori në arrati

15:39 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.