Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta në Prishtinë: Frymëzimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit nuk mund të bashkëjetojnë me aspiratat europiane

14:32 / November 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 3 770x359 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një bashkëbisedim të zhvilluar me pedagogë e studentë në Prishtinë me temën “Shqiptarët, faktor stabiliteti në Ballkan”, theksoi se Shqipëria dhe Kosova ndajnë shumë e më shumë se interesa të përbashkëta strategjike.

Meta theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë kundër asnjë rajoni tjetër.

“Kosova gjaku që nuk falet kurrë. Një eksod i heshtur që po ndodh mes shqiptarësh në rajon mbetet shqetësimi im i madh. Dua të theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit nga të gjithë ne drejtuesit por edhe elitat intelektuale për ti inkurajuar të rinjtë për të qëndruar në Kosovë, Shqipëri në trojet tona, për të ndaluar shpopullimin e heshtur. Si ju në Kosovë dhe ne në Shqipëri dhe të gjithë shqiptarët duhet të përpiqen që aty ku jetojnë të mbizotërojë ligji. Zgjedhjet në Kosovë kanë qenë një mësim dhe tregojnë se kjo shoqëri është vigjilente dhe kërkuese. Këto tipare e vlerësojnë shtetin e Kosovës. Kam përshëndetur vendosjen e traditës së bashkëpunimit. Jemi të vetëdijshëm se Shqipëria dhe Kosova ndajmë shumë më shumë se interesa të përbashkëta strategjike. Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë kundër asnjë rajoni tjetër”, tha Meta.

I ndalur tek ‘Open Balkan’, presidenti tha se aksionet e caktuara politike si edhe frymëzimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit nuk mund të bashkëjetojnë me aspiratat europiane.

“Deklaratat dhe aksionet e caktuara politike, frymëzimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit nuk mund të bashkëjetojnë me aspiratat europiane. Arkitektura e paqes dhe sigurisë që NATO dhe BE kanë projektuar është garancia më e mirë. Shqipëria duhet të përmbushë angazhimet e saj si vend anëtar i NATO-s, Kosova duhet të punojë pa u lodhur për anëtarësimin në NATO dhe rrugën drejt BE-së. Po konstatojmë halucinacione të padobishme si në drejtim të marrëdhënieve me Kosovën dhe BE e kam fjalën për të ashtë-quajturin “Open Balkan”. Është me rëndësi që të kemi në konsideratë parimet që garantojnë një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjata. Si mund ti besojmë qëllimeve të mira kur ringjallet fantazma e Millosheviçit”, tha më tej Presidenti Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Europa i përgjigjet Rusisë: Siguria e kontinentit nuk mund të vendoset pa europianët në tryezën e negociatave

17:03 / November 12, 2026

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë, disa të plagosur. Autori në arrati

15:39 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.