Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

DPSHTRR sqaron shoferët për rinovimin e patentës: Kush nuk ritestohet

15:08 / November 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi gonxhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Transportit Rrugor Shqiptar Blendi Goxhe ka sqaruar procedurën e Pit Stopit Edukativ për drejtuesit e mjeteve në momentin e aplikimit për rinovim lejedrejtimi. Gonxhe thotë se nga ky rregull përjashtohen drejtuesit korrektë të mjeteve rrugore, ata që janë me pikë të plota dhe të gjithë ata që janë pa shkelje të rënda të përsëritura në vitin e fundit paraardhës.

Statusi i plotë i Gonxhes

Ndjejmë keqardhje për të gjithë ata që dynden drejt sporteleve të DPSHTRR për rinovimin para kohe të lejedrejtimit të tyre nga frika absurde dhe të keqkuptuar se mos do i kapë Pit-Stopi Edukativ, si një risi e shërbimit tonë që do të nisë së shpejti! Skena që na dëshmojnë se ka shumë individë që i tremb vetvetja, të cilëve si kategori u paskemi prekur damarët e duhur!

Ndërsa tregues pozitiv është fakti që risia e Pit-Stopit Edukativ ka shkundur edhe shumë individë që kanë vite pa e rinovuar lejedrejtimin dhe që vijonin ngisnin mjetet rrugore me lejedrejtimi të skaduara, në kundërshtim me ligjin!

Reagimi na konfirmon se po bëjmë gjënë e duhur me Pit-Stopin Edukativ!

DPSHTRR ka qenë e qartë në tërë komunikimet publike sa i takon risisë së një Pit-Stopi Edukativ në momentin e aplikimit për rinovim lejedrejtimi:

Nuk ka Pit-Stop Edukativ, nuk ka asnjë ndryshim procedure për drejtuesit korrekt të mjeteve rrugore! Pra për tërë ata që janë me pikë të plota dhe pa tre kundravajtje të rënda të përsëritura në vitin e fundit paraardhës!

Do të ketë një Pit-Stop Edukativ për këdo që sistemi i Policisë Rrugore e alerton si kontigjent përsëritës, me tre shkelje të rënda, me heqje pikësh, në vitin e fundit paraardhës!

Do të ketë një Pit-Stop Edukativ për këdo që rinovon Lejedrejtimin nëse ka mbi tre vjet që i ka skaduar!

(Nuk ka asnjë tarifë shtesë për ata që do t’i nënshtrohen Pit-Stopit Edukativ!)

Çdo aplikant që rinovon Lejedrejtimin do të marrë dhuratë nga DPSHTRR një libërth informativ, orientues, këshillues mbi situatat dhe nocionet bazë të trafikut dhe të kujdesit për të tretët në qarkullim!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:19 / September 23, 2026

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu për trafik droge dhe pastrim parash, është quajtur “bosi i bosave” shqiptarë

21:22 / September 23, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

20:15 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.