Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Apeli i fortë i fermerit nga Lushnja: Të 140 deputetët duhet të na mbështesin! Kam bërë shtëpitë, por ç’i dua, fëmijët po më ikin

11:07 / November 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fermeri 539x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fermerët e Lushnjës  kanë protestuar sot para parlamentit kundër paketës fiskale. Ata iu kanë bërë thirrje deputetëve t’i mbështesin pasi janë në prag falimentimi.

Dëshpëruese ishte apeli dhe rrëfimi i një fermeri. Ai tha se prodhimin e tij, mandarinën e shet me 30 lekë kg dhe ai që e blen e shet me 100 lekë. Fermeri deklaroi se ka bërë shtëpitë, por nuk ka se çfarë i do, pasi fëmijët po i ikin në emigrim.

“Kemi qenë si fëmija i njerkës. Po vete 70 vjeç, kam 2 ha mandarina të mbjella. Po falimentojmë, nuk po hedhim dot. Bima është si fëmija, po nuk hëngri nuk bën cilësi që ta hash ti, duhet ta hedh në kanal. Ne kërkojmë, as nga PD, as nga PS, të 140 deputetët duhet të na mbështesin, lëre partinë. Bujqësia nuk njeh parti. Bujqësia sjell prodhim për të gjithë. E kam faturën këtu. E kam shitur me 300 lekë mandarinën, këtu shitet 1000 lekë. Shteti thotë tregti e lirë, nuk ka tregti kështu. Nuk ushqehemi dot kështu. Ne po flasim për të mbijetuar. Thonë disa, ai qenka veshur mirë, po pse unë nuk kam të drejtë të jetoj, vetëm ti paske të drejtë të jetosh, ti që je në Tiranë?! Ata fëmijët e mi nuk kanë të drejtë të gëzojnë një drekë, një darkë nga unë?! Nuk po kërkojmë lustra. Më shumë kanë ardhur policë, ne nuk kemi ardhur për luftë siç vijnë partitë. Nuk kam ide partish fare. Por ama të drejtat i duam dhe ne. Kam bërë shtëpinë, më ikin kalamajtë, ç’i dua shtëpitë unë. Këtu e kemi të keqen, nuk ka problem se është i PS apo i PD”, tha fermeri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

14:36 / November 13, 2026

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026

Sky News depërton në rrjetet shqiptare të kokainës në Britani dhe zbulon “hilet”, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shitet 300 mijë paund

12:40 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.