Sot, këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe një nga vajzat që na ka bërë më shumë krenarë, Rita Ora, është vajza e ditëlindjes. Ajo feston ditëlindjen e saj të 31-të.
Urimin e parë publik e ka marrë nga e ëma e saj, Vera, e cila është kujdesur që të bijës t’i bëjë një urim të veçantë në profilin e saj në “Instagram”.
Ajo ka ndarë një video, në të cilën shihet Rita fare e vogël teksa improvizon sikur është duke kënduar. Në video shihet se si nënë e bijë kërcejnë të lumtura pranë njëra-tjetrës.
“Gëzuar ditëlindjen zog. Këtu jemi ne duke kërcyer e duke bërë qejf ndërkohë që ti hyje në këtë botë magjike”, shkruan Vera Ora, duke zbuluar kështu sesi e thërrasin Ritën me përkëdheli.
