Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kurti: Heqim pengesat për punëtorët nga Shqipëria, të ngrihet një komision i përbashkët

14:48 / November 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurti 1 722x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve në Elbasan në tryezën e mbledhjes së dy qeverive, kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi nevojën e heqjes së barrierave tarifore mes dy vendeve duke ngritur një komision të përbashkët. Kurti u shpreh se të gjitha pengesat do të hiqen për punëtorët nga Shqipëria që duan të punojnë në Kosovë. Ai shtoi se për të ndihmuar më shumë prodhuesit dhe eksportuesit duhet të mësojmë më shumë prej tyre.

“Kosova ka një deficit të lartë tregtar dhe jemi fokusuar në hartimin e politikave industriale dhe mbështetjen e targetuar për bizneset. Ekonomia jonë është shumë e ndikuar nga tregtia e jashtme. Shqipëria është vend me një rëndësi të posaçme. Rregullimi i tregtisë së lirë mes dy vendeve tona daton që nga viti 2003 kur u nënshkrua marrëveshja bilaterale e tregtisë së lirë. Nëse i shohim shifrat nga e kaluara vërehet qartë rritja e qarkullimit të 200%. Së pari një meritë të madhe u atribuojmë vetë bizneseve tona. Nuk duhet të kënaqemi me kaq.

Edhe pse Kosova dhe Shqipëria janë pjesë e CEFTAS, rastet e bllokimit të lëvizjes së lirë të mallrave nuk kanë qenë të pakta. Për të ndihmuar më shumë prodhuesit dhe eksportuesit tanë duhet të mësojmë nga ta. Është koha që dy shtetet tona të bëjmë më shumë se kaq. Duhet të hiqen të gjitha barrierat tarifore duke krijuar një komision të përbashkët ndërqeveritar që do të identifikonte shkaqet e pengesave dhe që do vinte me propozime konkrete. Në të kaluarën ka pasur procedura për punëtorët nga Shqipëria, dhe kjo është për të ardhur keq.

Të gjitha barrierat do hiqen për punëtorët që do vijnë nga Shqipëria dhe nuk do ketë asnjë procedurë shtesë për ata që të punojnë në Kosovë. Së bashku mund të zhvillojmë politika për industritë përpunuese me theks tek ajo e ushqimit. Premisat tona janë premtuese. Mbetet gatishmëria për ta ndihmuar tutje zhvillimin e dy ekonomive tona. Së bashku edhe me të gjithë ju le ta rrisim intensitetin dhe dinamikën”, tha Kurti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë, disa të plagosur. Autori në arrati

15:39 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.