Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tragjedia në Bullgari, 3 ditë pas përplasjes konfirmohet viktima e 45-të (Emri)

16:11 / November 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aksidenti ne Bullgari 1 780x439 1 780x439 1 770x433 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është gjetur edhe një trup i dekompozuar në gërmadhat e autobusit. Katër ditë pas tragjedisë dhe dy ditë pas kryerjes së autopsisë të trupave të pajetë, prokuroria bullgare përgënjeshtron veten. Vetëm një ditë më parë deklaroi se janë 44 viktima dhe 8 të mbijetuar.

Sot prokuroria bullgare doli me qëndrimin se është gjetur edhe viktima e 45-të, duke hequr dyshimet ndaj të zhdukurit si udhëtari i 8. Kryeprokurori Lubomir Joveski, konfirmoi këtë fakt.

“Autobusi nga vendi i fatkeqësisë është dërguar në një vend tjetër ku është dhënë urdhër për ekspertiza të detajuara teknike për të zbuluar shkakun e shpërthimit të zjarrit dhe gjatë kësaj ekspertize është gjetur edhe një trup i pajetë. Unë e siguroj opinionin se nuk duhet të këtë asnjë dyshim lidhur me këtë çështje”, tha Lubomir Jovevski, Kryeprokuror.

Ndonëse nuk është e kyçur drejtpërdrejtë në hetim, Prokuroria e Maqedonisë ndihmon procesin e mbledhjes së dëshmive. Sipas Joveskit përveç një personi askush nuk përmend që të ketë pasur 8 persona të mbijetuar.

“E gjithë kjo do të dëshmohet gjatë vazhdimit të hetimit nga organet kompetente bullgare. Udhëtarin e 8 e përmend vetëm nga të mbijetuarit që është në spital përderisa dokumentimi i spitalit tregon diçka tjetër. Në spital evidenca tregon se janë transportuar 7 të lënduar dhe kjo çështje është e paluhatshme”, deklaroi Lubomir Jovevski.

Sot prokurorët bullgar erdhën në Shkup, për të marrë mostra nga familjarët e viktimave për analiza të ADN-së si dhe dosjen e katër autobusëve me targa dhe lista të udhëtarëve të agjencisë Besa Trans.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Brazili ndalon bastet online, shpërthejnë polemikat dhe protestat në vend

17:43 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.