Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

LSDM pranoi dorëheqjen e Zoran Zaev

09:49 / November 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zaev zoran
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organet drejtuese të partisë maqedonase, Lidhja Social Demokrate (LSDM), kanë miratuar dorëheqjen e Zoran Zaevit nga kreu i partisë, pas një debati që ka zgjatur deri në orët e para të ditës së shtunë.

Shumica e anëtarëve të kryesisë së gjerë të partisë kishin kërkuar tërheqjen e dorëheqjen, por Zaevi ishte i këmbëngulës në vendimin, të cilin e kishte paralajmëruar më 31 tetor pas disfatës së thellë të LSDM-së në zgjedhjet lokale.

“Nga dita e shtunë fillon procedura për organizimin e zgjedhjeve brendapartiake, në të cilat do të mund të kandidojë kushdo që i plotëson kushtet e parapara me statutin e partisë”, ka deklaruar zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Kryetari i ri i partitë pritet të emërohet më 12 dhjetor në zgjedhjet e brendshme partiake, ndërsa ai do të jetë edhe mandatar për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, meqë Zoran Zaev ka paraqitur dorëheqje edhe nga drejtimi i ekzekutivit, por ajo ende nuk është miratuar në Kuvend, meqë Zaev së pari synon të sigurojë shumicën parlamentare, të cilën e ka humbur pas largimit nga Qeveria të lëvizjes Besa.

Në Kuvend, partitë në pushtet dhe ato në opozitë kanë nga 60 deputetë. Zaev para anëtarëve të kryesisë së LSDM-së ka shprehur besimin se socialdemokratët, që janë në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) të Ali Ahmetit, kanë numrat e nevojshëm dhe se pret që koalicioni qeverisës të zgjerohet edhe me deputetë të tjerë.

Ndërkohë, partia Alternativa me katër deputetë, që konsiderohet si kyçe për forcimin e shumicës parlamentare të LSDM-së dhe BDI-së, ende nuk ka vendosur nëse përfundimisht do të jetë pjesë e Qeverisë. Kjo parti ka vendosur të vazhdojë bisedimet për programin e Qeverisë, përfshirjen e disa kërkesave në të, siç është ajo për zgjidhjen, e siç thonë, rasteve të montuara gjyqësore, por edhe në ndarjen e përgjegjësive për çështje tjera.

“Do të dëgjojmë edhe versionin e tyre për të parë nëse ka vullnet për një program të përbashkët dhe nëse partnerët qeveritarë do të heqin dorë nga forca e pushtetit për të arritur një balancë në ndarjen e përgjegjësive. Alternativa nuk nxitet nga orekset për pushtet dhe marrja e pozitave në qeveri. Ne duam të flasim më shumë për mënyrat për të dalë nga kjo krizë sesa për postet që do të marrim”, ka deklaruar zëdhënësi i partisë Alternativa, Orhan Murtezani.

Partia VMRO-DPMNE, që është në opozitë, pas fitores në zgjedhjet lokale, më 11 tetor kishte paraqitur mocionin e mosbesimit të qeverisë, por në momentin e fundit një deputet nënshkrues në listën e mocionit nuk ishte paraqitur në seancë, çka bëri që mocioni të dështojë.

VMRO-DPMNE-ja konsideron se Qeveria e udhëhequr nga Zaevi, pas zgjedhjeve lokale nuk ka legjitimitet, andaj zgjidhjen nga kriza parlamentare e sheh në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Ambasadori i ri i SHBA i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Do vijojmë forcimin e partneritetit me Amerikën

15:19 / September 26, 2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

“Muri i Lartë”/ Operacion i SPAK në Shkodër e Tiranë, arrestohet Bledar Çafi, kërkohet Indrit Dokle

11:00 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.