Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulmi në Deçan/ Autobusi ndodhet ende në vendngjarje, varrimi i trupave nesër

17:29 / November 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
busi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autobusi i sulmuar mbrëmjen e kaluar në Deçan të Kosovës ndodhet ende në vendin e ngjarjes. Fotoja e mëposhtme e publikuar nga mediat e Kosovës, tregon autobusin ku humbën jetën tre persona në Kosovë, mes tyre dhe dy nxënës.

Policia dhe grupi hetimor po vazhdojnë ende hetimet për ngjarjen ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë person i ndaluar. Nga prokuroria kanë deklaruar se sot janë bërë disa bastisje dhe nga informacionet e Prokurorisë bëhet me dije se në sulmin e mbrëmshëm është përdorur një karikator.

“U bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë me informacionet që kanë. Ky është një moment i rëndë qoftë familjet e viktimave qoftë për ata që kanë qenë në autobus dhe e kanë përjetuar. Ne me shumë kujdes jemi duke intervistuar çdo dëshmitar okular dhe jemi të ndarë në shumë grupe. Secili prej tyre është duke i koordinuar veprimet, kemi intervistuar shumë persona. Deri tani me informatat që posedojmë është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur një karikator. Hetuesit janë në terren duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë prokurorja e rastit Sahide Gashi.

Ndërsa përcjellja e trupave në banesën e fundit do të bëhet nesër në orën 14:00, sipas një prej familjarëve të viktimave.

“Ne e kemi qel t’pamen e nesër në orën dy do jetë varrimi i tyre”, ka thënë ai

Po sot në një prononcim për News 24, përfaqësuesi i fshatit Gllogjan, ku dhe ndodhi sulmi, Mustafë Selmanaj u shpreh se ngjarjen e mori vesh nga prindi i një prej fëmijëve që ishin në autobus, rreth orën 19:00. Selmanaj tha se autobusi i sulmuar ditën e djeshme ka bërë itinerarin Gllogjan-Gjakovë 4 herë, ndërkohë që u kërkoi autoriteteve përkatëse që të bëjnë sa më shpejt zbardhjen e ngjares.

“Ka ndodhur një tragjedi e madhe dhe e dhimbshme që nuk e mbajmë mend më përpara. Jam njoftuar rreth orës 19. Më mori prindi i një fëmijë ëm tha shko se më ka mbet fëmija atje. Dikush ka dalë me breshëri arme duke vrarë 2 fëmijë. Kanë qenë 9 fëmijë në autobus. Ka pasur nevojë për trajtim mjekësor pasi ishin të terrorizuar. Ky autobus ka qenë linjë e rregullt Gllogjan-Gjakovë. Atë ditë ai ka qarkulluar 3-4 herë me nxënës. Në autobus s’ka pasur pasagjerë por vetëm nxënës. Ata kanë qenë 2 engjëj dhe s’kanë pasur konflikte me asnjë. Personi ka qenë i maskuar, ka qenë vetëm një dhe sipas nxënësve ai është larguar në këmbë. Autobusi eci 50 metra me shofer të vrarë e më pas ra në kanal. Ka qenë fati që fëmijët kanë lajmëruar prindërit dhe më pas ka ardhur policia. Në emër të fshatit dhe Komunës së Deçanit kërkojmë nga autoritetet të gjejnë autorin që ka bërë këtë krim të rëndë”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

Reforma territoriale, në Kuvend/ Parlamenti voton futjen në kalendar, votimi në 8 tetor

10:26 / September 24, 2026

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026

Protesta e “Flamingove”, masa të shtuara sigurie te Kuvendi/ Gardhe metalike dhe bllokim i akseve

08:55 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.