Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ministrja Kushi: Një gjuhë, një abetare, një komb! Nga viti i ardhshëm Kosova dhe Shqipëria do të kenë një abetare të njëjtë

18:20 / November 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kushii 770x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu siç kishte lajmëruar më herët, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka thënë gjatë një konference se duke nisur nga viti i ardhshëm, do të ketë një abetare unifikuese në të gjithë territorin e vendit.

Po ashtu, ajo tha se janë në bashkëpunim me autoritetet e arsimit në Kosovë, që kjo nismë të zhvillohet edhe atje, nën moton “një abetare, një gjuhë, një komb”.

“Mendojmë që në kushtet e reja në të cilën ndodhemi, patjetër që një abetare e re do të jetë një vlerë e shtuar dhe do të japë një kontribut më të rëndësishëm të brezave të ri. Kemi një kontekst social të ri dhe historik. Kemi metodologji të reja bashkëkohore dhe teknologji të avancuara. Që të gjitha këto duhet të reflektohen te përmbajtja dhe forma e abetares së re. Kam bindjen që vendimi që morëm te Këshilli i Ministrave për të pasur një abetare unike, është vendimi i drejtë dhe i duhur, për të pasur të gjithë një start të barabartë dhe padyshim një qasje të barabartë.

Unë kam besim që puna për abetaren e re ka një bazë shumë të mirë dhe jam i sigurt që autorët tanë, metodistët tanë kanë përkushtimin e duhur për të konkurruar me abetare dinjitoze. Jam e lumtur që iniciativa e kryeministrit, jo vetëm ka gjetur mbështetje të gjerë në Shqipëri, por jam e lumtur që dhe festa që ai i drejtoi qeverisë së Kosovës, gjeti gjithashtu miratim. Unë me homologen time në Kosovë kemi dakordësuar për të filluar shpejt nga puna për një komision të përbashkët që do të merret me të gjitha procedurat. E përsëris që kemi një përvojë të mirë në bashkëpunim me Kosovën. Vitin e ardhshëm, ne t’i dhurojmë vogëlushëve, një abetare të re të përbashkët, të unifikuar për të gjithë nxënësit. E ku ka më bukur, një komb, një gjuhë, një abetare”, tha Kushi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

15:28 / September 23, 2026

Kreu i SHISH në arrest shtëpie, debate në Komisionin e Ligjeve! PD: Ka rënë shteti, siguria kombëtare është cenuar

11:13 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.