Skuadra matjane e futbollit në tri ndeshjet e fundit ka siguruar vetëm një pikë duke shkaktuar zhgënjim në radhët e tifozëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor.
Në përballjen me Lushnjen, në “Liri Ballabani”, Burreli e mbyllin takimin me rezultatin e bardhë 0-0.
Përpjekjet e shumta, sulmet e vazhdueshme, mbështetja e madhe e tifozëve nuk mjaftuan që matjanët të siguronin fitoren.
Ndeshja u luajt në terren të rënduar dhe reshjet e shiut vijuan pa pushim.