Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar përmes një postimi në rrjetet sociale stilisten shqiptare Nensi Dojaka, e cila ka fituar mbrëmjen e djeshme çmimin tjetër prestigjioz, British Fashion Award.
“Pas çmimit prestigjioz të Luis Vuitton për stilistët e rinj Nensi Dojaka, ylli shqiptar i modës, ka fituar mbrëmë çmimin tjetër prestigjoz, British Fashion Award, duke u shpallur stilistja e vitit në Britaninë e Madhe
Urime nga zemra dhe krenar për ty Nensi”, shkruan Rama.

