Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet motra e Çalamanit dhe zbulon si e detyroi t’i çonte shoqen për ta përdhunuar: Ose ma sill ose të vrava!

14:33 / November 30, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
calamani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Fier ku Klodian Çalamani vrau djalin e fqinjit të tij, vetëm 8 vjeç dhe trupin tentoi tja varroste në oborrin e tij. Gjatë një interviste për “Uniko”, motra e Klodianit ka rrëfyer ngjarjen e 2006 ku ajo u detyrua nga Klodiani dhe shoku i tij, xhaxhai i Mateos për të marrë peng një 16 vjeçare.

Për atë rast Klodian Çalamani u dënua për veprën penale heqje e paligjshme e lirisë, edhe pse vajza 16-vjeçare në atë kohë kallëzoi në Policinë e Fierit se Çalamani dhe Florian Vasiu tentuan të abuzonin seksualisht me të

Motra e Klodian Çalamanit, Elsa e cila ka dhënë dëshminë për ngjarjen e vitit 2006, ka thënë se të miturën e ftoi ajo në banesën e saj ku qëndronte me vëllain Klodin. Ajo thotë se ishte kërcënuar pikërisht nga vëllai i saj Klodian Çalamani dhe komshiu Florian Vasiu që t’iu sillte në shtëpi vajzën 16-vjeçare.

DËSHMIA E ELSA ÇALAMANIT PËR NGJARJEN E 9 MAJIT 2006:

Unë quhem Elsa Çalamani prej rreth 15 vitesh jam larguar nga Shqipëria së bashku me nënën e cila nuk është kthyer më asnjëherë. Kam ardhur para pak ditësh dhe për shkak të mungesës së kushteve tek shtëpia e babait kam qëndruar tek xhaxhai. Vëllai im Klodian Calamani dhe shoku tij komshiu Florian Vasiu më kanë kërcënuar dhe më kanë detyruar që t`iu sjellë në shtëpi vajzën 16-vjeçare. Ata më kërcënuan se nëse nuk e sillja do më vrisnin mua së bashku me vajzën me pistoletë.

I kam vajtur vazjës dhe i kam kërkuar që të vinte me mua deri tek marketi për të blerë ca gjëra për fëmijën tim. Vajza ka kundërshtuar pasi ishte me shapka të papërshtatshme. Unë i kam thënë hajde tek shtëpia e Klodit të jap unë shapka të tjera. Sapo është futur në oborr i kam thënë  duke e mashtruar hajde lexo letrat që vëllai im tjetri Alberti ka shkruar dhe të ka dedikuar ty.

Vajza ka patur frikë se mos ishte Klodi brenda por unë e kam qetësuar që mos të kishte frikë. Sapo vajza është futur brenda, Klodiani dhe Floriani që ishte fshehur pas dere e kanë dhunuar. Unë kam filluar të qaj dhe në këtë moment kam marrë fëmijën e mitur dhe jam larguar. I pranishëm në banesë ka qenë dhe babai im rreth 70 vjeç i cili ishte në gjendje të dehur. Më vonë mësova nga nëna e 16-vjeçares se vajzën e kishte shpëtuar Ligori, vëllai i Florianit. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç kërcënon se do të lërë Kosovën pa ujë: Po shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

17:55 / August 9, 2026

Dibër/ Zjarrfikësit heronj, dy ditë luftë me flakët

17:37 / August 9, 2026

Afrona Dika jep lajmin e shtatzënisë, vite pas ndarjes së bujshme nga Blero

17:22 / August 9, 2026

Nuk është parë në publik që nga marsi, Irani paralajmëron pamje të liderit suprem

16:59 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.