Mbetjet urbane të hedhura në lumenjtë e Kalasës dhe Bistricës, kanë dalë buzë detit në Sarandë, pas shirave me intensitet të lartë dhe erës së fortë gjatë ditës së djeshme.
Kjo panoramë e shëmtuar është krijuar nga dora e njeriut, duke ndotur bukuritë natyrorë, si të ishin një “kosh plehrash”.
Për arsye te kohës se keqe, është ndaluar lundrimi për te gjitha llojet e anijeve, linjat Sarande- Korfuz dhe anijet e peshkimit.
