Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit zbulon ngjarjen: Si e reja nga Lezha kishte rol të dyfishtë, bashkëpunonte me klanet rivale

08:33 / December 1, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2C9D0A3F 84A6 4196 BC4A A16816C9753F
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj solli mbrëmjen e kësaj të marte në “Opinion” rastet kur gjatë hetimeve për ngjarje apo grupe kriminale kanë dalë në skenë vajza që bënin pjesë në to. Hajdarmataj solli rastin kur një vrasje u zbulua nga një vajzë që ishte pjesë e grupit shoqëror të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Por një tjetër rast edhe më interesant ishte ai i një vajze rreth 25 vjeçe në Lezhë, e cila bënte lojë të dyfishtë. Ajo ishte pjesë e dy grupeve kriminale dhe që informacionin që merrte nga palët e përdorte sipas interesave të saj personale.

Arben Hajdarmataj: Ne kemi pasur një rast në Lezhë, na ndodhi një vrasje diku në autostradë, ka mbaruar gjykim… etj, në hetime çarë për shkak të dëshmisë së një vajze, në shoqërinë e atij grupi që ndodhi vrasja ishin edhe dy vajza dhe 5-6 meshkuj të tjerë dhe kemi arritur që të hetojmë dhe ta çojmë këtë ngjarje vetëm nëpërmjet dëshmisë së njërës nga vajzat. Ato gjithmonë kishin qenë prezente në atë shoqëri, kanë përdorur lëndë narkotike të ndryshme dhe atë natë ishin prapë nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Ka pasur edhe raste të tjera ku edhe gjatë përgjimeve që kemi bërë na kanë dalë gjithmonë vajza bashkëpunëtore që bëjnë rolin e ndërmjetësve edhe tek kundërshtarët luajnë rolet e dyfishta, midis grupeve kriminale.

Ky duhet të jetë roli më i vështirë…

Arben Hajdarmataj: Këto janë edhe për shkak të aftësive personale të personazheve. Mund të them është edhe e lindur, është kaq e zonja sa mund të luajë edhe role të tilla.

Kush ka qenë rasti që iu ka impresionuar më shumë?

Arben Hajdarmataj: Ne kemi pasur një rast në Lezhë, fatkeqësisht aty, duhet ta bëjmë publike, na doli edhe një polic që ishte pjesë e grupit. Ne kishim dy hetime, një për shfrytëzim prostitucioni dhe tjetra për lëndë narkotike dhe na doli që një nga policët tanë ishte klient i atij hoteli.

Për shkak të kësaj u detyruam që ta shtyjmë një çikë operacionin që të mos e bënim bujë publike, por ndërkohë e realizuam si operacion, bëmë goditjen, ish-punonjësi jonë u lirua nga detyra, nuk u bë publike që ishte prezent sepse ashtu u gjykua nga prokurori. Karremi ishte mes dy grupeve që luante rolin, merrte të dhëna nga një grup dhe i çonte te tjetri dhe në shumicën e rasteve i përpunonte të dhënat sipas interesave të saj për të qenë dominuese në të dy grupet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026

Kalohet direkt votim/ Miratohet pjesëmarrja e FA në Gaza, kryetari Peleshi mbyll para kohe seancën e sotme

13:45 / September 24, 2026

Lezhë/ I riu plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital/ Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat

13:24 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.