Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nuk vdiqën nga përdorimi i tepruar i klorit”, zbardhet ekspertiza për vdekjen e 4 turistëve rusë në Qerret

21:36 / December 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61a7d9c26eb0a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Humbja e jetës së katër turistëve rusë, Sergei Burenkov, gruas së tij, vajzës dhe dhëndrit, në një hotel luksoz në zonën e Qerretit në Kavajë, vazhdon ende të jetë e mbuluar nga misteri. Se çfarë ndodhi me ta, atë mbrëmje të 15 tetorit 2021, në pishinën e mbyllur të hotelit ‘Gloria Palace’.

Afro 45 ditë nga ngjarja shokuese, Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka mundur të përcaktojë shkakun fillestar të humbjes së jetës së anëtarëve të familjes ruse që kishte zgjedhur Shqipërinë për të pushuar. Emisioni ‘Në shënjestër’ zbardh detaje mbi shkaqet e vdekjes së 4 turistëve.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, “në trupat e viktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 përqind”.

Ekspertiza ka rrëzuar dyshimet e ngritura më herët, se vdekja mund të kishte ardhur nga përdorimi i tepruar i klorit. Një kompani e certifikuar ndërkombëtarisht e ka rrëzuar këtë pistë, ndonëse institucionet u përplasën mes tyre për kryerjen e këtyre ekspertizave me argumentin se kampionët e ujit dhe të klorit për t’u ekzaminuar nuk ishin marrë në formën e duhur ligjore. Ndërkohë që nga ekspertiza e kryer ka rezultuar se rusët nuk kanë patur ndonjë reaksion apo helmim nga ushqimi që mund t’u shkaktonte atyre vdekjen.

Por edhe pse Mjekësia Ligjore ka përcaktuar shkakun e vdekjes së katër rusëve, duket se Prokuroria nuk është e bindur për shkakun e vërtetë të humbjes së jetës së tyre. Për këtë arsye organi hetues ka thirrur në ndihmë Ministrinë e Mbrojtjes. Dhe më konkretisht Shërbimin Sekret të Ushtrisë, me qëllim për të kryer një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja. Ku përmes këtij eksperimenti do të duhet të provohet nëse dioksidi i karbonit, është shkaktuar në ajër si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit si duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera.

Është ky eksperiment që do të mund të përcaktojë përfundimisht shkakun e vërtetë të vdekjes së 4 turistëve rusëve. Si edhe për t’i dhënë fund misterit që mbulon ende humbjen e jetës së tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

20:59 / September 24, 2026

Presidenti pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë javën e ardhshme, ish-kreu i SHISH nën akuzë se ndihmoi Agasin me të dhëna sekrete

19:49 / September 24, 2026

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.