Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Palaço’/Përplasje mes Presidentit francez Macron dhe kryeministrit britanik, Johnson

09:32 / December 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
johson macron
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti francez, Emmanuel Macron, duket se nuk është përmbajtur gjatë një bisede që ka zhvilluar me kryeministrin britanik, Boris Johnson, teksa e cilësuar këtë të fundit si ‘palaço’.

Ky raportim erdhi pasi Presidenti francez u ankua për sjelljen e Johnsonit, pasi udhëheqësit biseduan me telefon pas përmbytjes së një varke me emigrantë në Kanalin Anglez, ku mbetën të vdekur dhjetëra persona.

Macroni u zemërua, pasi Johnsoni publikoi në internet një letër që ia kishte dërguar atij.

“Fola dy ditë me parë me kryeministrin Johnson në mënyrë serioze. Për pjesën time, vazhdoj ta bëj këtë, siç bëj me të gjitha shtetet dhe udhëheqësit. Befasohem nga metodat, kur ato nuk janë serioze. Ne nuk komunikojmë mes udhëheqësve për këto çështje me postime në Twitter ose letra që i bëjmë publike”, mësohet të ketë thënë Presidenti Macron.

Revista gjithashtu raportoi se Macroni për Johnsonin ka thënë:

“Është pikëlluese të shohësh një shtet të rëndësishëm, me të cilin do të mund të bënim numër të madh të gjërave, duke u udhëhequr nga një palaço. Po e pozicionon veten si viktimë dhe po e bën Francën fajtore. Ai përpiqet që situatat e thjeshta t’i shndërrojë në probleme të ndërlikuara. Ne kemi qenë në këtë pozicion nga marsi. Ai e ka bërë këtë për “luftën e sallamit”, për peshkimin, për çështjen e nëndetëseve”, raportohet të ketë thënë Presidenti francez.

Marrë nga The Guardian

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

20:59 / September 24, 2026

Presidenti pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë javën e ardhshme, ish-kreu i SHISH nën akuzë se ndihmoi Agasin me të dhëna sekrete

19:49 / September 24, 2026

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.