Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Zgjidhe ti, se thonë është ujë pastaj”, Edi Rama merr dozën e tretë, me “short” vendos gazetarja se cilën vaksinë do bëjë

12:08 / December 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambrozia rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka marrë dozën e tretë të vaksinës anticovid. Për të rrëzuar zërat se atij po i injektohej ujë ose vaksina nuk ishte e vërtetë, Rama mori në dorë dy flakonë të ndryshëm dhe i tha një prej gazetarëve të zgjidhte se cilën ai do të bënte.

Ambrozia Meta zgjodhi flakonin që Rama mbante në dorën e djathtë dhe Rama u ul në vendin e caktuar të merrte injeksionin.

Pas këtij procesi, kryeministri bëri apel që të gjithë qytetarët dhe zyrtarët publikë të vaksinohen sepse mund të vijë dita që të mos shkojnë në punë. Rama u shpreh qartë para mediave se ata punonjës të shtetit që nuk shkojnë në punë sepse janë të pavaksinuar, nuk do të paguhen.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Unë e bëra sot vaksinën e tretë. Një zgjedhje e rastësishme nga gazetarja këtu. Si ka mundësi që kjo të jetë një lojë në kurriz të gjithë planetit dhe asnjë gazeta, asnjë TV dhe kanal serioz informimi të mos flasë? U është mbyllur mediave nga Amerika e deri në Islandë dhe u është hapur goja atyre që nuk kanë asnjë lidhje me shëndetin publik.

Po flasin për t’u vaksinuar të gjithë akademikët e botës. Dhe po flet kundër një lumë konspiracioni nëpër Facebook dhe internet. Kjo është të fyesh inteligjencën dhe të mos i besosh shkencës. Vaksina nuk të mbron nga infektimi, por nga vdekja. E kalon me simptoma të lehta.

Ne kemi bërë çmos të mos ngarkojmë psikologjikisht dhe të mos stresojmë sektorët e jetës në vendin tonë. Ama duhet të jemi të qartë se ne nuk mund ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë, të dali ku të dali sepse mbajmë përgjegjësi. Iu bëj thirrje punonjësve të këtij shteti që të vaksinohen sepse mund të vendoset që të mos shkojnë dot në punë nëse nuk kanë certifikatën online. Dhe nuk do paguhen më.

Ne kemi bërë çmos të mos ngarkojmë psikologjikisht dhe të mos stresojmë sektorët e jetës në vendin tonë. Ama duhet të jemi të qartë se ne nuk mund ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë, të dali ku të dali sepse mbajmë përgjegjësi. Iu bëj thirrje punonjësve të këtij shteti që të vaksinohen sepse mund të vendoset që të mos shkojnë dot në punë nëse nuk kanë certifikatën online. Dhe nuk do paguhen më.

Edhe ata që kanë dyqane, mund të mos hapin dot më biznesin e tyre nëse nuk janë të vaksinuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

20:59 / September 24, 2026

Presidenti pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë javën e ardhshme, ish-kreu i SHISH nën akuzë se ndihmoi Agasin me të dhëna sekrete

19:49 / September 24, 2026

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.