Ben Blushi është tërhequr nga drejtimi i një prej televizioneve më të mëdhenj në Shqipëri, Top Channel. Blushi, përmes një e-maili ka njoftuar stafin e Top Channel se katër vite pasi mori postin e drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, do të largohet nga ky post.

