Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit po vijojnë me ritme të shpejta në të gjithë segmentet, nga Zallë Bastari-Tiranë në Gjorcië-Bulqizë. Mjetet dhe forcat janë përqëndruar në tunelin e Xibër Murrizes, Urën e Vashës, në trasenë e fshatit Fshat, Plani i Bardhë dhe sidomos në urat, nga Zerqani e deri në Bllatë. Ura mbi lumin Drin ka një gjatësi prej 300 metrash dhe lartësi afro 10 metra është ndërtuar. Ndërtimi i kësaj ure për banorët e zonës jo vetëm i ka dhënë formë rrugës, por edhe ka rritur besimin në komunitet se Rruga e Arbërit më në fund po ndërtohet dhe nuk është më si më parë që niste sa për fushata elektorale. Firma që ka me nënkontraktim këtë segment rrugor ka përfunduar edhe urën mbi Zallin e Bulqizës. Edhe kjo urë është e përfunduar. E gjithë traseja e rrugës në fshatin Gjoricë e Poshtme është ndërtuar dhe me përfundimin e dy urave, pritet të nisë puna për sistemimin dhe asfaltimin e gjithë këtij aksi. Prej muajsh firma zbatuese e projektit ka punësuar shumë banorë të bashkive Mat, Klos e Bulqizë. / P. Hasa /
Postime te ngjashme
Add A Comment