Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Çmontimi i Rafinerisë, Alibeaj pyet Ramën: Për llogari të cilit oligark po e çon për skrap uzinën e Ballshit?

19:55 / December 4, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alibeaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, përmes një statusi në rrjete sociale ka pyetur kryeministrin Edi Rama se për llogari të cilit oligark e çoi për skrap uzinën e Ballshit ndërsa pyet gjithashtu kryeministrin se për llogari të kujt po çohen në ndjekje penale disa protestues. Sakaq, ai shprehet se Partia Demokratike kërkon të ndalohen presionet ndaj punëtorëve që denoncojnë korrupsionin e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Damian Gjiknurit.

Statusi i Alibeajt

Qeveria e skrapit !

Si deputet edhe për zonën e Ballshit, sot kam 1 pyetje publike për kryeministrin Edi Rama: Për llogari të kujt po shkon për skrap uzina e Ballshit dhe për llogari të kujt po çohen për ndjekje penale disa protestues? Punëtorët kanë denoncuar publikisht se një kompani periferike po demonton hajdutëshe, natën, rafinerinë e Ballshit, ku qeveria shqiptare është aksionere me 15%. Pra qeveria është dakord që pasuria kombëtare të shkojë për skrap, por po e bën këtë gjë në fshehtësi, në errësirë, pa u thënë asgjë mijëra njerëzve që deri dje jetonin me punën e uzinës dhe që akoma nuk kanë marrë 13 rrogat.

Shumë njerëz flasin se mbrapa demontimit për skrap të asetit strategjik të Shqipërisë është kryeoligarku që drejton sot shtetin bashke me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. Të dy kanë detyrimin të mos fshihen më, por të japin përgjigje çfarë pazari po bëhet me pasurinë kombëtare?!

Partia Denokratike kërkon të ndalohen presionet ndaj punëtorëve që denoncojnë korrupsionin e Edi Ramës, Belinda Balkukut dhe Damian Gjiknurit me rafinerinë e Ballshit. Në 8 vjet, lejuan që disa klientë me radhë të shfrytëzojnë uzinën dhe punëtorët, të mos paguajnë taksa dhe të ikin me xhepat plot, duke e bërë akoma më të madhe gropën e vjedhjes.

Në 8 vjet, ndryshe nga premtimet e bëra, kjo qeveri nuk krijoi kushtet që rafineria të punojë me lëndë të parë nga nafta që prodhohet pak kilometra më larg sesa uzina. Strategjia për të ngarkuar këtë sektor me taksa ndihmon direkt kryeoligarkun e tij, për llogari të të cilit po çon për skrap Shqipërinë.

Rafineria e famshme e naftës në Ballsh është shitur për skrap ndërsa mbi 800 naftëtarë vijojnë të kërkojnë nga 13 paga të prapambetura, Report Tv mëson se një bankë e nivelit të dytë, ka shitur rreth dy javë më parë për 9 milionë euro rafinerinë e Ballshit, e cila do të çmontohet për të shkuar për skrap. Fillimisht, banka e nivelit të dytë, mësohet se ka negociuar për ta shitur rafinerinë për 25 milionë euro, me qëllim që kompania blerëse ta rikthente atë në punë.

Sot 4 naftëtarë janë proceduar penalisht nga policia e Mallakastrës për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” e kryer në bashkëpunim, shtetasit: S. D., 50 vjeç; Gj. S., 55 vjeç; G. D., 65 vjeç dhe A. B., 49 vjeç, banues në Mallakastër. Sipas policisë  te ura para uzinës së përpunimit të naftës në qytetin e Ballshit u grumbulluan rreth 40 persona të cilët kanë bllokuar rrugën për në hyrje të uzinës dhe personat e sipërpërmendur janë identifikuar si persona organizator në këtij grumbullimi.

alibeaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.