Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekskluzive / Miell, vezë dhe bojë ndaj Ramës e ministrave, Ruçi merr masa. Tender për skaner, detektor dhe traun e sigurisë

23:00 / March 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
17852f61 1e85 403d b55f 4ef66c170f9d 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarjet e këtij viti kur në drejtim të kryeministrit Rama dhe të kabinetit qeveritar janë hedhur që nga vezët e deri te mielli e boja, kanë detyruar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi që të shtojë masat e sigurisë.

Për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla, burime për tirananews.al bëjnë me dije se ai ka nisur procedurat për mirëmbajtjen e skanerave dhe të urës së detektorëve  ( pajisje në Kryesinë e Kuvendit dhe Seancat plenare ku kalojnë deputetët dhe vizitorët).

Mësohet se tenderi për mirëmbajtjen e skanerave dhe të urës së detektorëve do i kushtojë Kuvendit 3.3 mln lekë të vjetër.

Prej gati një viti, kryeministri Rama dhe kabineti i tij janë përballur me disa sulme nga ana e deputetëve të opozitës të cilët i kanë kamufluar ato.

 Në 12 prill të 2018-s, pasi opozita bllokoi seancën parlamentare, deputetët e opozitës do të hidhnin në drejtim të Ramës shishe me ujë vezë e miell duke arritur që të depërtojnë edhe sigurinë.

Ngjarja u përsërit edhe në dhjetor të 2018-s, kur teksa kryeministri Edi Rama po fliste në foltore për protestën e studentëve dhe rikthimin e opozitës, deputeti i PD, Endri Hasa u ngrit dhe e qëlloi me vezë dhe bojë, ndërsa i tha “E ke nga studentët”, raporton tirananews.al.

Ngjarja e fundit është më 14 shkurt kur Edi Paloka i hodhi bojë shkrimi Kryeministrit në Kuvend, si përgjigje për talljet mbi mënyrën e të folurit të knënkryetarit të PD. Paloka u përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi.

Me sa duket, nëse opozita do të vendosë që të rikthehet në Kuvend, shanset që të fusë gjëra të palejuara do të jenë edhe më të vogla.

Por siguria nuk ndalet me kaq. Mësohet se një tjetër tender është hapur për traun e sigurisë. Ky shërbim përfshin mirëmbajtjen e traut të sigurisë (kontrolle, zëvendësim drita led, pajisje elektronike). / tirananews.al.

RUCI trau
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026
View 1 Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.