Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha te Astiri: Kam një mesazh për të gjithë, Rama u kap me…

18:32 / March 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha astiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  i është bashkuar këtë pasdite të së dielës protestës së banorëve të Astirit.

Nga Astiri ai u ka dhënë një mesazh të gjithë qytetarëve duke thënë se ka ardhur koha që vendimet t’i marrin vetë ata, ndërsa i ka ftuar t’i bashkohen protestës së 16 marsit.

“Çdo protestë është vendim, dhe këta banorë e kanë marrë vendimin për të mos e dorëzuar dinjitetin e tyre Ramës dhe mafies.

Lleshaj, kjo vegët e krimit të organizuar dhe Ramës, dhunoi qytetarët atë mbrëmje por nuk i theu dot, Rama me hordhitë e tij, as me ata që janë më të këqij se policët e dajakut, analistët e blerë nëpër televizione.

Ka ardhur koha ta pastrojmë këtë llum. Koha e hajdutëve dhe e Ramës ka marrë fund, i ka ditët e numëruara.

Vendimet mendoi se mund t’i merrte siç i ka marrë këto 6 vite, me taksa e fatura të larta, duke nxjerrë familje nga ndihma ekonomike, duke mbyllur biznese, duke nxjerrë kundër ligjit, mijëra njerëz nga administrata publike… deri sa u kap me presh në duar, këtu tek Unaza e Re, tek Teatri, nga Zëri i Amerikës, dhe tani verdikti është i qartë, Rama nuk merr dot asnjë vendim tjetër të paligjshme për shqiptarët.

Je ilegjitim, ndaj sot nga unaza kam një mesazh për çdo qytetarë: ka ardhur koha që vendimet t’i merrni ju!

Djegia e mandateve është vendimi më i ligjshme, demokratik dhe patriotik. Me këtë vendim dolëm në krah të popullit. Për të kthyer vendimmarrjen tek populli, ky është vendimi që kemi marrë, unë si kryetarë i PD dhe aleatët tanë, për të mos qëndruar në krah të kriminelëve por në krahë të popullit.

Kuptimi tjetër i këtij vendimi është që tashmë kemi hapur rrugën që çdo vendimmarrje tjetër, të kthehen tek populli, populli duhet të vendosë.

Për t’i hapur rrugë zgjidhjes që ne kemi propozuar, është vendimi i vetëm që i hap rrugë kësaj zgjidhjeje”, u shpreh Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dua një drejtësi që nuk duket majtas as djathtas/Rama për BBC: Protestat shenjë e demokracisë, reforma në drejtësi kontribut historik i PS-së

11:52 / July 4, 2026

Manastirliu poston ‘mesazhin’ e rremë të Maznikut: Gënjeshtra dixhitale e ka jetën e shkurtër

22:57 / July 3, 2026

Hapet Shkolla e Pilotëve në Rinas, Rama zbulon projektin me Izraelin për Forcat Speciale

13:40 / July 3, 2026

“Kadastra s’do të jetë më makth”, Rama: AI do të menaxhojë prokurimet publike, do t’i japë fund problemeve me tenderat

12:26 / July 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.