Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme deklaroi se janë kryer disa ndryshime në dy akte normatime sa i takon furnizimit me energji elektrike.
Balluku theksoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për abonentët familjarë apo bizneset e vogla dhe se KESH ka detyrim të prodhojë e të dorëzojë për këtë kategori.
Balluku: Unë nuk ankohem dot për shiun sepse mezi presim që të mbushet kaskada e Drinit. Moti do të përkeqësohet sidomos në veri dhe në jug të vendit. Kemi bërë të mundur që të gjitha akset rrugore të jenë të aksessueshme.
Përvec akteve të shpronësimit, kemi dy të tjerë, ndryshimin 24/4/2019 për miratimin e planit që ka të bëjë me operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Është rritur konsumi por ulje e pagesave, të cilat i kemi rishikuar.
Akti i dytë, që prek të gjithë qytetarët në aspektin e shërbimit, për konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël nuk do të ketë rritje të cmimit të energjisë elektrike.
Dhe për ta miratuar këtë, kemi bërë ca ndryshime të rëndësishme, janë këto masa:
KESH ka detyrimin e furnizimit publik dhe duhet ta bëjë me të gjithë sasinë e nevojshme për abonentët familjarë dhe te biznesit të vogël, detyrohet të prodhojë dhe të dorëzojë.
Sigurisht për këtë në sasinë 4.6 terravat në vit të furnizimit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
