Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka e ka konsideruar të shkëlqyer takimin me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Xhaçka theksoi se Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët amerikanë për agjendën e rajonit.
“Takim i shkëlqyer me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët e SHBA-së për agjendën e rajonit”, shkruan Xhaçka.
Excellent mtg with Deputy Assistant Secretary of State Escobar.Grateful for #US support for #Albania & for the #WB region.🇦🇱 is commited to stability and #EuroAtlantic integration of #WB. Looking fwd to working closely with our 🇺🇲friends & partners to promote coop.agenda in #WB. pic.twitter.com/qcXCd839Hi
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) December 9, 2021
