Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Nikolla: Debat të hapur publik për zbatimin e ligjit kundër dhunës

14:07 / December 10, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kuvend 2 696x453 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, drejtoi sot Tryezën me shoqërinë civile kundër dhunës me bazë gjinore.

Në fjalën e saj në këtë Tryezë, Kryetarja e Kuvendit, Nikolla nënvizoi midis të tjerash se “Dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje është bërë një problem më i mprehtë edhe për shkak të rrethanave rënduese të dy viteve të fundit, pandemisë së Covid-19 dhe efekteve bashkëshoqëruese sociale dhe ekonomike, si vështirësitë financiare, rritja e papunësisë, pasigurisë ushqimore dhe impakti i tyre në marrëdhëniet familjare. Vajzat, gratë dhe familja i vuajtën pasojat e pandemisë në mënyrë të dyfishtë”.

“Si legjislatore, por edhe si Kryetare e Kuvendit, unë e mendoj luftën kundër dhunës me bazë gjinore, në radhë të parë, si një çështje e ligjit. Reforma legjislative kundër dhunës në familje në Shqipëri ka filluar në vitin 2006 dhe ka kaluar në disa faza, përfshirë ndryshimet ligjore të vitit 2020. Megjithë kuadrin e mirë ligjor, unë do të sugjeroja dhe do të ndikoj që kjo të realizohet sa më shpejt, një vlerësim të kujdesshëm të dispozitave ligjore, jo thjesht për mbrojtjen e familjes nga dhuna, por për kufizimin e dhunës dhe të burimeve që e ushqejnë atë”, tha ajo.

“Ashpërsimi i dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave janë të lidhura ngushtë me nivelin e zbatimit të ligjit. Megjithë legjislacionin e dobishëm për të reaguar institucionalisht ndaj dhunës në familje, zbatimi i tij nuk ka efektin e pritur. Ka një hendek të dukshëm midis përmbajtjes së legjislacionit dhe zbatimit të tij. Pas çdo shfaqjeje dhune në familje qëndron një zinxhir përgjegjësish ligjore, institucionale, komunitare, familjare, arsimore, në mjaft raste edhe ekonomike. Ky hendek mund të ngushtohet nëse qëndrojmë më shumë te institucionet përgjegjëse dhe performanca e tyre. Prandaj do të bëja thirrje për një debat të hapur publik për çështjet e zbatimit të ligjit kundër dhunës”, theksoi Nikolla.

Pjesëmarrësit në Tryezë falënderuan Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për organizimin e Tryezës dhe diskutuan gjerësisht mbi nevojën për përmirësimin e zbatimit të ligjeve për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje dhe iu bashkuan idesë së Kryetares së Kuvendit mbi nevojën e zhvillimit të një debati të hapur publik për çështjet e zbatimit të ligjit kundër dhunës.

Në Tryezë morën pjesë përveç deputeteve të Kuvendit, edhe përfaqësuese të organizatave të shoqërisë civile (Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Civil Rights Defenders, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Albanian Women Empowerment, Streheza per Gra dhe Vajza, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, Qendra Progres dhe Zhvillim, Të ndryshëm dhe të Barabartë, Dimensioni Human Rrjeti për Demokraci i Grave Shqipëri Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ) si edhe të organizatave ndërkombëtare të angazhuara në luftën kundër dhunës me bazë gjinore (OSBE, UNICEF, NDI, UNDP, UN WOMEN etj.) Tryeza u organizua në mbyllje të fushatës 16-ditore të ndërgjegjësimit kundër dhunës me bazë gjinore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Siguria rrugore mbetet prioritet”/ Rama: Së shpejti vihen në funksion kamerat e Qendrës Kombëtare

17:01 / August 8, 2026

Durrës/ Gjendet lëndë eksplozive pranë derës së dyqanit të Noizyt, policia nis hetimet

14:40 / August 8, 2026

Sherr mes të dënuarve në burgun e Fierit, përfundojnë në spital. Si nisi konflikti

13:40 / August 8, 2026

28 emigrantë sudanezë do të kalonin drejt Malit të Zi, arrestohen dy persona në Korçë

11:37 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.