Deri tani, përgjatë vitit 2021 në vendin tonë kanë lindur 40 mijë bebe.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka ndarë në rrjetet sociale fotot e fëmijëve të porsalindur sot në Tiranë dhe Vlorë.
Statusi i ministres
Me Veronën e Lorenin, të lindur shëndoshë e mirë pak orë më parë në Maternitetin e Vlorës dhe Elid, e sapoardhur në jetë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë 40 000 fëmijë të lindur këtë vit, që kanë përfituar bonusin e bebes.
Kemi mbështetur mbi 111 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë dhe do të vijojmë mbështetjen për çdo të porsalindur me buxhetin 2022
40,000 lek për fëmijën e parë;
80,000 për fëmijën e dytë;
120,000 për fëmijën e tretë.
