Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

U shpall Kampion Bote, familja e Briken Caljes: Jemi shumë krenarë! Ka sakrifikuar, kur të tjerët rrinin rrugëve

19:56 / December 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Briken Calja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ishte emocionuese të flisje dje në mbrëmje me familjen e Briken Caljes. Na pritën ngrohtë, me shumë respekt dhe me një gëzim që e reflektonin në çdo gjest që bënin. Ishte legjitime gjithçka. Po, sepse biri i dy prindërve të mrekullueshëm, Gëzimit dhe Fluturës, bashkëshorti i një zonje shumë të sjellshme, Eledjanës dhe babai i një djali të vogël, Noah, pak orë më parë ishte shpallur kampion bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampion në shtytje e dygarësh. Arritje e madhe për Shqipërinë.

Calja bëri krenar gjithë shqiptarët dhe familjen e tij, që me shumë mund dhe sakrifica e mbështetën në udhëtimin e një sporti tejet të vështirë. “Im bir e ka kaluar gjithë rininë e tij me sport. Ka punuar shumë, ka sakrifikuar gjithçka kur moshatarët e tij rrinin në kafe. Sot nuk është rastësi që është kampion bote”, thotë nëna e tij Flutura. Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, prindërit dhe bashkëshortja e Briken Caljes rrëfejnë emocionet për arritjen e shtangistit dhe tregojnë disa nga pikat e tij të dobëta…

Tashmë djali juaj është kampion bote, si ndiheni dhe a jeni krenar?

Babai dhe nëna: Jemi shumë krenarë. Na ka bërë pa masë të lumtur.

Sa e vështirë ka qenë për ju të rrisni një kampion bote?

Babai: Kemi punuar. Me shumë sakrifica dhe me shumë mund e kemi ndihmuar që ai të arrijë deri këtu ku është.

Pra, keni bërë gjithçka?

Nëna: Po, gjithçka kemi mundur kemi bërë vetëm për të. Pra, që ai të arrijë deri këtu ku është sot.

Cila janë pasionet e tij përveç sportit?

Nëna: Sport dhe vetëm sport. Kjo që po bën sot ka qenë gjithnjë dëshira dhe ëndrra e tij që i vogël.

Cili është gatimi që i pëlqen nga nëna e tij?

Nëna: Gjithçka që unë gatuaj ai e pëlqen.

Nuk ka ndonjë ushqim të preferuar kampioni i botës?

Nëna: Jo, çdo gjë që unë bëj atij i pëlqen. Nuk ndan asgjë (qesh).

Cila është ana e tij më e fortë?

Babai dhe nëna: Përkushtimi. Gjithnjë ka qenë i përkushtuar dhe vetëm me sportin, asgjë tjetër. Një herë nuk e ka shijuar jetën e vet dhe rininë e vet, por është marrë vetëm me sportin, ndërkohë që gjithë rinia rrijnë rrugëve. Asgjë tjetër.

Kur e ka nisur peshëngritjen?

Babai: Që në klasën e tretë…

Cilat janë pikat e tij të dobëta?

Nëna: Preket shumë kur ka diçka që nuk shkon në familje. Familjen e ka pikë të dobët. Ndonjëherë është shqetësuar shumë edhe sepse ndonjëherë unë nuk kam qenë mirë.

Cili ka qenë momenti më i vështirë për të?

Nëna: Nuk ka pasur asnjëherë momente të vështira.

Kujt ia dëgjon më shumë fjalën?

Nëna: Të gjithëve ua dëgjon fjalën. Është shumë i respektueshëm.

Çfarë do t’i thoshte bashkëshortja në këtë moment Brikenit?

Arritje e mrekullueshme. Jam shumë krenare për Brikenin dhe i uroj lart e më lart.

Kampion Bote
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.