Bora Zemani ka bërë një koment pikant teksa foli në lidhje me raportin mes Erjonit dhe Mikelës në “Përputhen” dhe dyshimeve që kjo e fundit ka ndaj tij. Në këtë monemt ndërhyri Bora, e cila “këshilloi” Erjonin që mos të luajë me dy vajza, pasi në fund do të mbetet pa asnjërën. Mirëpo a është ky një mesazh për ish-partnerin e saj Donald Veshaj me të cilin u nda para pak kohësh por që u rikthyen sërish në vëmendje pasi u takuan në shtëpinë e BB? Donaldi ka shprehur hapur pëlqimin për Beatrixin ndërkohë që historinë me Borën e ka lënë pezull. Kushedi, mbase këtë kishte në mendje Bora kur iu drejtua Erjonit.
“S’e ndjeva s’e bëra i bie në këtë rast, se jemi mësuar gjithmonë e ndjeva, e bëra. Të mërzitur, një nga çiftet më të bukur që kemi këtu dhe që kanë treguar shumë emocione mes njëri-tjetrit. Megjithatë ishte ky sqarim mes të dyve për shkak të të gjithë situatave dhe atyre fjalëve që hodhi Ritvana pak më parë. Sigurisht me të drejtë Mikela dyshon pas gjithë atyre fjalëve, por i takon Erjonit të vërtetojë të kundërtën. Erjon, unë shpresoj shumë që të jesh i sinqertë në këto që thua. Të paktën si fëmër e shpresoj këtë, sepse loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj se djali do dalë i humbur dhe nuk do ketë asnjërën”, tha Bora.
