Ish-deputeti demokrat ka ironizuar qëndrimin kundër SHBA-ve të mbajtir nga Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjete sociale ai thotë se “E vetmja dilemë është, se kushedi fitojnë luftën me Amerikën dhe hajt t’i mbash me bukë Ata pastaj…”
Postimi i plotë:
Ndërsa ndoqa në media Kuvendin e Berishës me mbështetësit,të organizuar në Air Albania, më ka mbetur në mëndje ky pasazh nga fjala e tij:
“…Ftoj zyrtarët e DASH të rishikojnë vendimin e tyre, sepse arroganca e gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë.
Ju garantoj ju se do vazhdoj i palëkundur misionin për të përmbysur narkoshtetin”.
Për shkak se DASH-i nuk ka gjasë të “ rishikojë vendimin” dhe Berisha do “vazhdojë i palëkundur” në linjën e tij , gojët e “ liga”, kanë hapur lajmin se Saliu, më 22 Mars, ditën e caktuar për Kuvendin e tij, i shpall luftë të armatosur SHBA.
E vetmja dilemë është, se kushedi fitojnë luftën me Amerikën dhe hajt ti mbash me bukë Ata pastaj…
