Mësuesit në disa shkolla në kryeqytet janë njoftuar se të dhëna do të kalojnë elektornikisht dhe do të aksesohen përmes portalit qeveritar E Albania.
Pavarësisht këtij njoftimi, procesi duket se do përgatitje edhe pse ende nuk ka nisur trajnimi në masë i mësuesve. Aktualisht po punohet nga ministria vetëm me grupe të vogla, e më pas do do të shtrihet në në të gjitha shkollat e vendit.
Bëhet fjalë për ngritjen e një regjistri elektronik që të gjitha të dhënat e nxënësve do të shëprndahen përmes E-Albania, si dëftesat apo edhe notat e përditshme.
Mësohet gjithashtu se edhe prindërve u është kërkuar që të dorëzojnë pranë drejtorive të shkollave dëftesën e një viti më parë të nxënësve për të nisur regjistrimin e tyre.
Ky ndryshim i sistemit vjen menjëherë pas kalimit të regjistrimit të nxënësve përmes ealbania,m proces i cili hasi probleme të vazhdueshme e për pasojë edhe shtyrje të regjistrimit.
