Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSh informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 1,752 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 263 qytetarë, në këto bashki:
111 në Tiranë, 26 në Fier, 16 në Vlorë, 11 në Berat, 10 në Durrës, Korçë, 9 në Elbasan, 6 në Mallakastër, 5 në Kavajë, 4 në Shkodër, Krujë, Dibër, Gjirokastër, 3 në Kurbin, Shijak, Sarandë, Tepelenë, 2 në Tropojë, Lezhë, Kamëz, Patos, Lushnje, Himarë, Dimal, Skrapar, Cërrik, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Vorë, Mat, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Këlcyrë, Memaliaj, Kuçovë, Gramsh.
Janë 5,406 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; Një qytetar nga Përmeti 58 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 73 vjeç.
Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,247 që nga fillimi i epidemisë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
