Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çfarë u tha Escobar tre kryediplomatëve shqiptarë në Londër?

16:39 / December 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FGfk P6XwAQuKN1 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar ka biseduar sot me tre kryediplomatët shqiptarë në Londër.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Escobar shihet duke folur me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçkën, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin, raporton Gazeta Express.

Kjo fotografi është publikuar në Twitter nga kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka, e cila njoftoi për një diskutim lidhur me bashkëpunimin e ngushtë që duhet të ndodhë në të ardhmen për ta avancuar stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin.

Të tre kryediplomatët duken shumë të vëmendshëm teksa dëgjojnë se çfarë po u thotë zyrtari amerikan.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss i ka pritur sot ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në një takim.

Ky takim pasoi diskutimin e ministrave të Jashtëm të Grupit të G7-ës, që u takuan këtë fundjavë në Liverpool të Britanisë së Madhe, e ku u përfshi edhe çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklaratë të Sekretares së Jashtme rë Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth Truss, Kryetare e Takimit të Ministrave të Jashtëm të G7-ës, thuhet se i kërkohet Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog dhe të bëjnë përparim në këtë proces pa vonesa./ Gazeta Ekspres

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: PS nuk bën avokatin e askujt

22:59 / September 22, 2026

Nga Koçollari te Hyseni: 30 vite, 4 drejtues të SHIK/SHISH përballë drejtësisë

22:19 / September 22, 2026

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.