Këngëtarja Semi Jaupaj, ish-banore e “Big Brother VIP” do të jetë ditën e sotme prezente në live show.
Herën e fundit, ku ajo ishte e ftuar rrjeti kishte ‘plasur’ nga afrimiteti i Donaldit dhe Beatrix, për të cilën Semi tha se është një lojë, ndërsa kur dëgjoi Donaldin duke iu referuar Beatrix se “ajo që dua është kjo”, këngëtarja nuk e përmbahu dot veten dhe u largua nga studio pa thënë asgjë.
Po sot a do tentojë ajo të flasë me Donaldin? Mbetet të presim!
Rikujtojmë se Semi ka qenë shumë e afërt me Donaldin brenda shtëpisë, aq sa e ka quajtur “vëlla”, por mesa pamë të gjithë, miqësia e saj me Bora Zemanin, e cila po e priste Donaldin jashtë e tejkalon çfarëdolloj raporti që ajo krijoi me Donaldin brenda shtëpisë.
Semi nuk ngurroi ta hiqte Donaldin dhe nga lista e personave që ndiqte në rrjetin social Instagram.
