Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Do i tregojë shokët? Artan Hoxha: Arrestimi i Lefter Kokës “mesi i zinxhirit”

23:10 / December 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hoxha artan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në studion e emisionit “Log.” në ABC se me arrestimin e Lefter Kokës në lidhje me skandalin e inceneratorëve, nuk është kapur demi nga brirët. Hoxha tha se nëse ai tregon shokët do të krijohet një problematikë shumë e madhe.

“Kam përshtypjen që në këtë rast nuk e kemi kapur akoma demin nga brirët. Nëse Koka tregon shokët krijon një problematikë shumë të madhe. Vëllai i tij kur është arrestuar nuk i ka treguar shokët. Koka tha se tani ka parë reagimet e politikanëve që janë shumë të gëzuar, por i kanë marrë masat.  Koka ishte propozim i LSI por ishte një qeveri që drejtohej nga Rama”, deklaroi Hoxha.

Ai tha se arrestimi i Kokës përbën një ngjarje të bujshme duke qenë se ai është aluduar se mund të shpallej non grata. Hoxha theksoi se në rast se ky operacion do të kryhej para 25 Prillit, do të kishte ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.

“Inceneratori i Elbasanit është më i vogli në zullum. Zinxhiri nuk është kapur as në krye as në fund. Koka është dyshuar se mund të ishte edhe person non grata. Në këtë kuptim arrestimi i tij përbën një ngjarje të bujshme. Ata që kanë firmosur, ai poshtë kryeministrit që është marrë duke lënë shenjë duhet të jetë përgjegjës. Detyra e SPAK është ta kapë demin prej brirësh. Uroj që ky të jetë vetëm fillim. Unë mendoj se i njëjti veprim që po të ishte bërë para zgjedhjeve mund të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve.

Koka nuk është  “koka”. Ai është përgjegjës vetëm për kokën e vet. Kur u kuptua që ishte para e madhe filluan kompanitë offshore. Kjo histori është vetëm në fillim. Ky është vetëm hapi i parë i asaj që ka bërë SPAK. Nëse kjo histori nuk shkon atje ku duhet të shkojë duhet gjetur kush është fuqia e madhe që e vë në rresht shtetin”, tha Artan Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.