Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Danimarka kërkon me qira qelitë e burgut në Kosovë, do të akomodojë 300 të burgosur

10:23 / December 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria daneze do të marrë me qira qelitë e burgjeve në Kosovë për të strehuar 300 të burgosur në një përpjekje për të reduktuar mbipopullimin. Qeveria ka bërë me dije se po riformon sistemin e saj të burgjeve me 4 miliardë korona daneze (607 milionë dollarë, 538 milionë euro) për “iniciativa të reja”.

Një nga iniciativat do të bëjë që shteti skandinav është se do të paguajë Kosovën për të strehuar 300 të burgosur. Qeveria daneze tha se masa synon “të huajt e dënuar me dëbim” të cilët gjithsesi do të dëboheshin nga Danimarka pasi të përfundonin dënimet e tyre . Marrëveshja u mbështet nga disa parti në të gjithë spektrin politik përpara se të shpallej nga Ministria daneze e Drejtësisë në Tëitter.

Ministri i Drejtësisë Nick Haekkerup e përshkroi rritjen e financimit si “historike”, por vetëm një hap të parë në “një luftë të gjatë dhe të vështirë” për të ribalancuar shërbimin danez të burgjeve. “Në të njëjtën kohë, ne po sigurojmë kushte më të mira pune për punonjësit tanë të burgjeve, të cilët prej disa vitesh mbajnë një barrë shumë të rëndë”,- tha ai.

Danimarka do të bëhet e ashpër me burgun e ri

Vendi i pasur i BE-së lufton me burgjet e mbipopulluara, me popullsinë e tij të burgjeve që është rritur me 19% që nga viti 2015. Vendi me 5.8 milionë banorë aktualisht strehon mbi 4,000 të burgosur. Në të njëjtën kohë, numri i gardianëve të burgjeve po zvogëlohet dhe pritet që deri në vitin 2025 të ketë një mungesë prej 1000 vendesh.

Të mërkurën, qeveria daneze tha se po ndërtonte një burg të ri të sigurisë së lartë për kriminelët e ashpër. Reformat do të bëjnë që të burgosurit me sjellje të keqe të vuajnë pasoja më të rënda nëse sulmojnë ose kërcënojnë personelin e burgut ose të burgosur të tjerë.

Shumica e të burgosurve në Danimarkë aktualisht vuajnë dënimin në të ashtuquajturat burgje të hapura. Këto objekte strehojnë njerëz të dënuar me pesë vjet ose më pak, dhe i lejojnë të burgosurit të veshin rrobat e tyre dhe të gatuajnë ushqimet e tyre.

Shumë prej burgjeve nuk kanë një perimetër klasik sigurie të përbërë nga gardhe dhe frëngji. Të burgosurit kanë gjithashtu vizita të shpeshta dhe mund të kërkojnë leje të përkohshme./DË

burgosur danimarka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale, ekstradohet 3 shtetas nga Danimarka, Franca dhe Italia

11:15 / February 16, 2026

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosur lufte

19:59 / February 5, 2026

Qeveria gati Amnistinë Penale; ja kush përfiton lirinë, ulje të dënimit dhe shpëton nga hetimi! 1400 të burgosur e 9000 nën akuzë, jo subjektet e SPAK

19:12 / February 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.