Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Spiropali i përgjigjet Dules: Jemi shembull për rajonin për respektimin e pakicave kombëtare!

11:20 / December 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot se qeveria shqiptare ka respektuar të drejtat e minoriteteve.

Në fjalën e saj në Kuvend, duke iu përgjigjur deputetit të opozitës Vangjel Dule, Spiropali u shpreh se qeveria shqiptare ka respektuar të drejtat e minoriteteve dhe se deputeti Dule në fjalën e tij tha vetëm të pavërteta.

Përgjigja e plotë e ministres Spiropali

“Zoti Dule, me gjithë respektin për Ju dhe për punën që keni bërë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare në këto vite, më lejoni t’Ju sqaroj se ishte pikërisht në respekt të kërkesës suaj për të dëgjuar se çfarë kanë bërë qeveritë shqiptare, pavarësisht dasive tona të brendshme, në vijimësi, për plotësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e pakicave kombëtare, ne vendosëm të mbajmë sot këtë interpelancë dhe ju vendosët mos ta zhvilloni. Kohën tuaj e shfrytëzuat për të thënë këtu disa të pavërteta.

Duke nisur nga fakti që Kryeministri dhe qeveria shqiptare nuk e paska prioritet çështjen e mbrojtjes së pakicave kombëtare, kur ështe e qartë se jo vetëm qeveria shqiptare, por i gjithë ky vend është një shembull rrezatues për rajonin edhe për fqinjët tanë, në veri, jug e kudo tjetër, për sa i përket respektimit të pakicave kombëtare dhe plotësimit të kuadrit ligjor. Në 2017-ën kemi kaluar një ligj për mbrojtjen e pakicave, që është një nga ligjet më progresiste në rajon edhe më gjerë. Jemi një nga të paktat vende që këtë kuadër ligjor e kanë plotësuar edhe me 8 vendime të Këshillit të Ministrave, të cilat jo vetëm i japin të drejta minoriteteve, por e bëjnë detyrimin tonë kundrejt pakicave kombëtare, të gjallë, të vërtetë , një marrëdhenië që ju garanton atyre liritë ekonomike e kulturore, por dhe liri të tjera që fatkeqësisht shqiptarëve në shumë vende të rajonit i mohohen.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

PS: Reformë të plotë zgjedhore/ Balla shpalos katër çështjet kryesore: Përfundojmë ligjin për financimin e partive

11:13 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.