Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri është shprehur pro mbajtjes së një proteste ditën e nesërme, për të kundërshtuar ardhjen e presidentit Aleksandër Vuçiç.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Tahiri i ka dalë në mbrojtje protestës së thirrur nesër nga Berisha.
“Ballkani i Hapur” do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mirëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do ti tregoj se ai vetëm mund të ëndërroj. Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët!”, shkruan Tahiri.
