Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Konflikt për shpërndarjen e drogës, zbardhet vrasja e shqiptarit në Itali

22:43 / December 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
itali1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duket se vrasja e shqiptarit 38-vjeçar Selavdi Shehaj, i ekzekutuar më 20 Shtator 2020-s në plazhin e Torvaianica, në Pomezia, është zbardhur. Raul Esteban Calderon, i dyshuari kryesor për vrasjen e Fabrizio Piscitelli, i njohur ndryshe si “Diaboliku”, ngjarje kjo e ndodhur në Romë në 2019-n, sipas prokurorisë kryeqytetase, ka marrë pjesë edhe në vrasjen e shqiptarit Selavdi Shehaj. Ai ka pasur edhe një bashkëpunëtor, Enrico Bennato, i cili ndodhet i arrestuar për krime të tjera.

Sipas asaj që shkruan Romatoday, për të dy, autoritetet kanë ekzekutuar masat e arrestit të premten e shkuar. Sipas asaj që informon prokuroria, ishin provat në vendin e ngjarjes dhe hetimet që pasuan, që çuan tek dy të dyshuarit, të tilla si dëshmitë e personave okularë në momentin e ngjarjes dhe elementet e përfituara nga analizimi i videos së ekzekutimit.

Hetimet e nisura menjëherë pas vrasjes që ndodhi në plazh, në sy të pushuesve mëngjesin e asaj të diele, zbuluan se dyshja kishin shkuar në plazh me një motor. Njëri prej tyre me fytyrën e zbuluar, u hoq sikur po vraponte duke u futur mes pushuesve. Në këtë moment e qëlloi shqiptarin me armë, ndërkohë që ndodhej në shoqërinë e bashkëshortes së tij. Një rindërtim i skenës fillimisht falë dëshmive të të pranishmëve në vendin e ngjarjes. Më pas ishte videoja që bëri të mundur identifikimin e motorit në momentin e mbërritjes dhe largimit.

Vrasja, sipas hetimeve, dyshohet se erdhi si pasojë e konfliktit për kontrollin e territorit të shpërndarjes së drogës.

Itali konflikt Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

13:46 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

12:17 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.