Janë të shumtë ata persona që kur shkojnë dhe bëjnë dosjen për të dalë në pension, u mungojnë të dokumentuara në zyrat e shtetit vitet e tyre të kontributeve shoqërore që kanë paguar në shtet.
Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, i ftuar në emisionin “E-ZONË” ka treguar se çfarë do të bëhet me ata pensionistë që nuk i kanë të dokumentuara vitet e punës.
“Kemi dy fenomene në këtë rast. Problemi i mosdokumentimit të vjetërsisë në punë gjatë periudhës së komunizimit dhe mungesa e pagimit të periudhave të sigurimit pas vitit ‘94. Në fakt ne kemi dixhitalizuar të gjithë periudhën, të gjithë regjistrat e ish-ndërmarrjeve dhe ish-kooperativave bujqësore.
