Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shqiptari vetëvaret në bodrumin e gjykatës, refuzonte kthimin nga Franca

15:43 / December 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burg 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një kosovar, 41 vjeç, i dha fund jetës së tij të mërkurën, duke u vetëvarur në bodrumin e Gjykatës në Bordo të Francës.

Ai kishte refuzuar të hipte në një aeroplan dy ditë më parë për t’u kthyer në Kosovë, shkruan gazeta franceze “Le Monde”, së cilës i referohet Gazeta “Express”.

“Në moshën 40-vjeçare, preferoi ta mbyllin në një qeli të ndotur që kundërmon vdekje, sesa të kthehej në vendin e tij. Nuk mund të imagjinohet”, tha një avokate e qytetit duke komentuar vdekjen e kosovarit më 15 dhjetor, në bodrumin e Gjykatës së Bordosë.

Ai u vetëvar me lidhësen e kapuçit të xhupit të tij.

Policia, pastaj zjarrfikësit, nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

“Quhej Fitim Uka. Ai ishte 41 vjeç. Ishte kosovar”, shkruan “Le Monde”.

Sipas elementëve të parë të hetimit për gjetjen e shkaqeve të vdekjes të zbuluara nga Prokuroria e Bordosë pikërisht në ditën tragjike, 41-vjeçari do të gjykohej pasdite si pjesë e procedurës së paraqitjes së menjëhershme për shmangie nga ekzekutimi i urdhrit për largim nga Franca.

“Më 13 dhjetor, ai refuzoi të hipte në një fluturim për në Amsterdam, pastaj Prishtinë”, tha avokatja e tij, Abraham Hervé Diompy. Klienti i saj nuk kishte dashur t’i nënshtrohej një testi PCR që kushtëzonte hipjen e tij në aeroplan, siç tregoi zyra e Prokurorit të Bordosë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi në aeroportet britanike/ Anulohen rreth 200 fluturime, shkak një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror

21:09 / September 21, 2026

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës! Mesazh Kosovës: Refuzoni “varrosjen për së gjalli” të krerëve të UÇK

20:11 / September 21, 2026

Mat–Klos, 15 këshilltarë pro bashkimit: “Historia, kultura dhe lidhjet na bashkojnë”

19:50 / September 21, 2026

Rregullorja e re, GJKKO gjobit avokatët që bojkotojnë

16:08 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.